Welcome to
  LoginServices | About Albania | Career | Translation Articles | Contact Us
Bullet  Home

Bullet  Services

Bullet  About Albania

Bullet  Resources

Bullet  FAQ

Bullet  Contact Us





A collection of Albanian Grammar e-books


 
Vazhdimi i udhës së fjalëve
Posted on Friday, September 21 @ 09:43:56 EDT
Topic: Albanian articles

TranslationLocalizationInterpretationDTP & Printing


 
 

Në c’mënyre shfaqen dhe zhduken gjuhët dhe përse ato nuk i ndjek i njëjti fat kjo varet nga njerëzit që i përdorin ato. Me fjalë të tjera gjuha varet nga historia. Por edhe zhvillimet historike shpesh varen nga gjuha që njerëzit flasin. Pra historia afekton gjuhën dhe gjuha është pjesë e historisë. Studiuesit thone se të paktën 1000 vjet më parë shqipja nuk ekzistonte. Sot ajo është mes nesh dhe ne një të ardhme mund të mos jetë më. E njëjta gjë vlen për cdo gjuhë; ato shfaqen, përdoren për një farë kohe dhe pastaj zhduken. Por jo fjalët. Dhe kjo nuk është cështje mburrjeje apo modestije.



Shqipja ka trashëguar shumë fjalë, të cilat pas një udhëtimit të gjatë duke lënë gjurmë në shumë gjuhë të botës, janë kthyer si bumerang tek pasardhësit e atyre që i kanë krijuar. Një prej tyre është “shtata” që sot mbush disa faqe fjalori si prejardhëse e shumë fjalëve që fillojnë me “Sh”

Eshtë pranuar se  “shtatë” - ”7” mendohet se rrjedh nga parashqipja *septati > indoevropianishtja *septm.(Oreli),  snkr. sapta > greq. saptha > lat. septem.(Bopp, Camarda, Meyer)

Hemp (1992) gjeti tek “shtata” > *septm-ti > *septa-ti > *se(p)ta-ta > *sh(ë)ta-të dhe “shëtunë” – “e shtunë”. Por Mann (1997) pa tek “shtata” “7” një pasqyrim të mundshëm të emrit të përvecëm ilir “Stataria”.

Homeri tek Iliada thotë se mirmidonët kishin një mënyrë sulmimi për të cilin ai përdor shprehjen “stadíe ysmíne” që ekspertë të latinishtes e kanë përkthyer “stataria pugna” (Macurdy), “sulm duke qëndruar në një vend, me vendosmëri, apo sulm me shigjeta i kryer pa luajtur nga pozicioni.


Nga “stadia” lindi edhe koncepti për fjalët “statik, statistikë, status-quo, stadium, stad. Mendohet se një stad ishte i barabartë me largësinë që Herkuli përshkonte me vrap me një frymë, midis dy frymëmarrjeve.(E. Brewer, 1894)


Në “Historia e Romës që nga themelimi”, Tituis Livius (56 p.e.s.) thotë se Jupiteri quhej edhe Jupiter Statori, mbiemër i dhënë nga Romuli që i ngriti atij edhe një “shtatore” statujë, tempull, pasi Jupiteri ndali tërheqjen në panik të romakëve që po ndiqeshin nga sabinët. Thuhet se romakët ndalën vrapin, “shtangën” dhe u bënë qëndresë sabinëve menjeherë pasi Romuli filloi t’i lutej Jupiterit që të ndalte ikjen e tyre në panik dhe të bënin qëndresë apo “statoria punga”. (Ch. Anthon, 1878)

Në vitin 254 p.e.s. poeti Plautus e ndau komedinë latine në tri lloje; “Stataria” gjatë së cilës aktori qendronte drejt pa lëvizur dhe tregonte shakatë e tij (ang. stand-up comedy); “Motoria” ishte komedi plot lëvizje e gjalleri në skenë dhe “Mixta”ishte komedi e përzier me “stataria” dhe motoria”.(W. Smith, 1864)

Saturni për latinët ishte perëndia e korrje-shirrjeve që zakonisht përkojnë me muajin “shtator”. Korrjet e suksesshme dhe vjeljet e frutave kërkojnë një mot të mirë të qëndrueshëm dhe njerëzit në “shtator” i luteshin ‘Saturnit’ për një mot të tillë.Studiuesit thone e “shtata” është një fjalë që gjendet paralelisht edhe jashtë familjes së gjuhëve indoevropiane. Një ngjashmëri midis indoevropianishtes. *septum ‘7” dhe semitishte *sibatum “7” është vënë në dukje fillimisht nga Muller (1909) që i interpretoi ato si me prejardhje të përbashkët nga egjiptianishtja e lashtë “7”


Në hebraishte, cdo shkronjë përfaqëson një numër dhe një kuptim. Shkronja Zayin eshtë edhe numër “7” por ka edhe kuptimin “shpatë”. Fjala hebraishte “Shabbat” vjen nga “shavat”, “pushim”,  “e shtunë”, ditën e shtatë e javës që për besimtarët hebraikë dhe disa të krishterë është dita që Zoti e shpalli pushim pasi përfundoi punën e tij 6 ditëshe për krijimin e botës.

Këto dhe fjalë të tjera të indoevropianishtes të huazuara nga semitishtja, paraqesin për studiuesit një argument të fortë të një fqinjësie midis familjeve semitike dhe indoevropiane me troje banimi diku në lindjen e afërme.(V. Blazek) Përsa i përket kohës së këtyre marrëdhënieve, studiuesit thonë se huazimet mund të kenë ndodhur përpara viteve 4500 p.e.s., kur mendohet se familja indoevropiane filloi të shpërbëhej dhe fiset që deri atëherë flisnin një gjuhë ose dialekte të përafërta, filluan të migronin duke u përhapur në drejtime të ndryshme.(J. Mallory) Sot gjuhët që rrjedhin nga familja indoevropiane fliten në më shumë se gjysmën e globit dhe numri i tyre arrin në rreth 140.

Ndërkohë fjala “shtatë” si vetë numri “7”, qëndron vertikalisht si një “shpatë”, “shtatore” apo “shtëpi” lat. hospitium < *spitium, dhe ashtu si muaji “shtator” për bujqit, është një nga fjalët më pjellore të shqipes.



Astrit Lulushi

SHBA




 
· More about Albanian articles
· Articles by toni


Most read story about Albanian articles:
Gabimet më të shpeshta gjuhësore në shtypin tonë

Average Score: 0
Votes: 0

Please take a second and vote for this article:

Excellent
Very Good
Good
Regular
Bad


 Printer Friendly Printer Friendly

"Login" | Login/Create an Account | 0 comments
The comments are owned by the poster. We aren't responsible for their content.

No Comments Allowed for Anonymous, please register
Services | About Albania | Career | Resources | Links | Contact Us
Copyright© 2006-2009. Terms & Conditions, Privacy

Translation, Localization and Interpretation ServicesElia Company